... minut pas minuti

Ish-agjenti i CIA-s dënohet me 30 vjet burg për ngacmimin e afro 30 grave

publikuar nga Suela Meno, ne #Euronews. ora 10:38

Ish-agjenti i CIA-s, Brian Jeffrey Raymond 48 vjeç, i cili drogoi, fotografoi dhe abuzoi seksualisht me pothuajse 30 gra në mbarë botën, është dënuar me 30 vjet burg, shkruan Sky news.

Raymond, një ish-praktikant i Shtëpisë së Bardhë, do t`i joshte gratë që takonte në aplikacionet e takimeve, përfshirë Tinder, në apartamentin e tij të marrë me qira nga qeveria dhe i drogonte ato ndërsa shërbente verë dhe ushqime.

Më pas ai kaloi orë të tëra duke pozuar me viktimat e zhveshura dhe pa ndjenja përpara se t`i fotografonte dhe t`i sulmonte. Ai u gjet të kishte një galeri me më shumë se 500 fotografi të viktimave. Prokurorët thanë se Raymond filloi sulmet e tij në vitin 2006 dhe gjeti viktima në Meksikë, Peru dhe vende të tjera.

“Mund të themi me siguri se ai është një grabitqar seksual”, tha magjistratja amerikane Colleen Kolar-Cotley, duke vendosur dënimin e plotë të kërkuar nga prokurorët në Uashington.

Si pjesë e dënimit, gjykatësi urdhëroi gjithashtu të pandehurin të paguante 10,000 dollarë për secilën prej 28 viktimave të tij.