... minut pas minuti

Pas KQZ edhe Gjykata e Vlorës i jep Tavos mandatin si kryebashkiak i Himarës

publikuar nga Rajmonda Basha, ne #Albanian Post. ora 11:07

Gjykata e Vlorës i ka dhënë mandatin kryetarit të Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo.

Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës.

Kjo pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Vendimi i hap rrugën betimit të kandidatit fitues të zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, i cili kandidoi me logon e Partisë Socialiste në këto zgjedhje të pjesshme, përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }

Tavo u shpall fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë Himarë.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit të 36 kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste ka marrë 5022 vota (58.62%) kundrejt kandidatit të opozitës Petraq Gjikuria i cili ka marrë 3545 vota (41.38%).

Procesi i votimit ishte i qetë, por një nga problemet që u shfaq ishte se rreth 6 mijë zgjedhës rezultonin me karta identiteti të skaduara.

Ndryshe nga zgjedhjet e fundit – kur vlefshmëria e kartave të skaduara u shty në shkallë kombëtare – ditën e djeshme zgjedhësit nuk u lejuan të votojnë.

Qytetarët kishin të drejtë të votonin në 36 qendra votimi për kandidatët e tyre, të cilët nuk kanë jetuar në Himarë.

Gjikuria është një sipërmarrës me origjinë nga Dhërmiu që migroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Tavo është një politikan që ka përfaqësuar në Parlament zonë e Dropullit.