... minut pas minuti

Restaurohet “Mëngjese lufte”,filmi i Kristaq Dhamo shfaqet te Drejtoria e Arkivave

publikuar nga Fia Nelaj, ne #Euronews. ora 17:01

Në vazhdën e nismës për t’i njohur të rinjtë me të shkuarën e vendit, Kinemaja Verore e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA) shfaqi filmin e radhës kushtuar Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

“Mëngjese lufte” i regjisorit Kristaq Dhamo në vitin 1971, është ekranizuar në hapësirën kulturore të DPA-së, si pjesë e repertorit të filmave të përzgjedhur për t’u shfaqur në kuadrin e Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit.

Kjo nismë e DPA-së, synon të njohë veçanërisht të rinjë me kushtrimin e dëshmorëve të Atdheut nëpërmjet formave bashkëkohore dhe argëtuese.

Kinemaja Verore e DPA-së çeli siparin në muajin maj të këtij viti me shfaqjen e një prej filmave ikonikë të kinematografisë shqiptare, “Tomka dhe shokët e tij”.

 Në listën e përzgjedhur të filmave që janë transmetuar deri tani, bëjnë pjesë titujt:

“Lulëkuqe mbi mure”;

“Partizani i vogël Velo”;

“Njeriu me top”;

"Gjeneral Gramafoni” .