... minut pas minuti

Zgjedhjet në SHBA/ Obama voton me postë, jep një mesazh për qytetarët

publikuar nga Xhen Sila, ne #ABC News. ora 13:54

Zgjedhjet në SHBA do të mbahen më 5 nëntor, por procesi ka nisur tashmë prej disa ditësh për amerikanët që votojnë me postë. Këtë zgjedhje e bëri edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama, i cili votoi në Çikago.

Madje, ai ka postuar një video në rrjetet sociale duke përshkruar në detaje procesin.

“Kam votuar me postë”, thotë ai duke shtuar me shaka: “Është një justifikim i lehtë dhe i mirë për t’u përshëndetur me fqinjët”.

I voted by mail – it was easy and a great excuse to say hi to some neighbors. If you`re voting by mail like me, get your ballot in the mail right away. No matter how you vote, make sure you have a plan and get it done: https://t.co/V3uLF7Ypg1 pic.twitter.com/McWv88dQuG

— Barack Obama (@BarackObama) October 22, 2024

Madje, ai fton votuesit që nëse votojnë me postë, ta bëjnë këtë menjëherë.

Pavarësisht mënyrës se si votoni, sigurohuni që ta bëni”, thotë Obama./abcnews.al