... minut pas minuti

Kikia: Meta është një nga mëkatarët e mëdhenj të vendit

publikuar nga Suela Meno, ne #Euronews. ora 22:35

Gazetari Mentor Kikia tha në emisionin Now në Euronews Albania se Ilir Meta është nga njerëzit me më shumë mëkate politike në vend.

Sipas tij, Meta është përgjegjës për status quo politike më vend pasi partia e tij ishte përcaktuese për qeverisjen e vendit më shumë se një herë. Kikia tha se dosja e Metës është prova më e rëndësishme e SPAK.

“Meta është një nga përgjegjësit për zgjatjen e satus quos politike, bënte ‘king maker’, herë në një anë herë në tjetrën, e dimë kontributin e LSI në këtë drejtim, një gjyq politik kemi të drejtë t’ia bëjmë. Mëkatet politike të Metës janë me okë bashkë me partitë e tjera. Ajo që mbetet të shihet është sa Meta do ta bëjë kryetarin në kushtet e reja ku gjendet. Nuk marr përsipër t’i bëj gjyqin penal se është kompetencë e dikujt tjetër, por ajo që mund të them është që dosja e Metës është prova më e rëndësishme e SPAK”, tha Kikia.