Shpërthim me lëndë plasëse në verandën e një banese në Orikum
publikuar nga user 11, ne #Lapsi.al. ora 08:25
Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthuar rreth orës 02:00, sot, në verandën e një banese në Orikum të Vlorës. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Banesa ku shpërtheu lënda plasëse ishte në pronësi të Elansi Bellos, 68 vjeçe e cila jetonte e vetme.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.