... minut pas minuti

Ndërpritet protesta para bashkisë/ Një efektiv humb ndjenjat, dërgohet në spital

publikuar nga Nijazi Mema, ne #ABC News. ora 12:03

TIRANË- Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës është ndërprerë për disa minuta për shkak se një efektiv policie ka humbur ndjenjat.

Ai ishte i vendosur në rresht të parë dhe papritmas është ndjerë keq.

Kolegët e tij u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë.

Efektivi u transportua menjëherë me makinën e policisë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.