Kuvend| Miratohet në parim projektbuxheti i vitit 2025
publikuar nga Xhensila Buba, ne #Euronews. ora 20:44
Është mbyllur në Kuvend seanca plenare e mbajtur këtë të martë ku është miratuar në parim projektbuxheti për vitin 2025.
Buxheti për 2025 u miratua me 75 vota pro, zero abstenim dhe 40 kundër Në emër të grupeve mbajtën fjalën, Shpëtim Idrizi, Eduard Shalsi dhe Jorida Tabaku.
Të pranishëm ishin 116 deputetë.
Sipas buxhetit të ri 822.7 miliardë lekë, ose rreth 8.2 mld euro, shpenzime të planifikuara për vitin 2025, do të shpenzohen për paga, investime, mbrojtje sociale, rindërtimin, interesa borxhi, fonde rezervë, për pushtetin vendor, ndihma ekonomike, kompensime dhe skema të tjera deri tek bujqësia.
Referuar relacionit të projektbuxhetit afro 1/3 e totalit të shpenzimeve shkon për mbrojtjen sociale, sigurimet shoqërore, skemën e pensioneve, për ndihmën ekonomike, pagesa e papunësisë apo kompensimi ish-pronarëve me në total 291.9 miliardë lekë, ose rreth 3 mld euro.