Me Mickovskin kundër gjuhës shqipe!
publikuar nga Java News, ne #JavaNews. ora 11:54
Nga Kimete Berisha
Me Mickovskin kundër gjuhës shqipe!
Pse!
– Midis Prishtinës, kryeministri Albin Kurti i tha kryeministrit Mickovski se ti ke të drejtë që thua se gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoni.
– Ia mprehu ‘brirët` kryeministrit të
Maqedonisë, ia miratoi dhe ia legjitimoi përpjekjet antishqitare për heqjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut!
– E ndau përgjegjësinë dhe fajin bashkë me të.
– Bile Mickovski s`ka ditur të shkretoj kaq fort sa ky…
Ai ka kujtuar se gjuha shqipe s`duhet të jetë zyrtare, e Albini e ka mësuar se ‘as që ka qenë zyrtyre ndonjëherë`.
– Pse?
– Në tepihun e kuq, midis Prishtinës, kryeministri Albin Kurti i tregoi kryeministrit të Maqedonië se nuk i beson Kushtetueses së Kosovës, por i beson Kushtetueses së Maqedonisë.
– Dhe kështu Albin Kurti e frymëzoi Mickovskin për luftën e tij kundër gjuhës shqipe.
– S`di kur ka ndodhur për
herë të fundit kësi sulmi barbar kundër gjuhës shqipe!
– Përgjigje duhet të ketë…
Çka e motivon Albin Kurtin kundër shqiptarëve të Maqedonisë….?
– Një përgjigje duhet të jetë!
– Pse kryeministri Albin Kurti u bë me Mickovskin, që domethënë me Vuçiqin, kundër interesave kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë?!
– Pse de!
– Në zgjedhjet e fundit në Maqedoni, Kryeministri Albin Kurti arriti t`i bëj shqiptarët pikë e pesë dhe u bë me mbetjet shqiptare të Mickovskit kundër atyre shqiptarëve që me armë dhe me luftë arritën t`i bëjnë shqiptarët shtetformues në Maqedoni.
– Albin Kurti ndërhyri në zgjedhjet e Maqedonisë në luftë kundër atyre shqiptarëve që e simbolizojnë Lirinë e shqiptarëve.
– Çka ka?
Pse ky e urren Lirinë!
– Albin Kurti i përçau shqiptarët e Maqedonisë, për t`i sunduar Mickovski!
– Pse?
– Kush është Albin Kurti?
– Për kë punon Albin Kurti?
– Kush e trimëron Albin Kurtin të bëhet me Radojçiqin kundër UÇK-së dhe me Mickovskin kundër shqiptarëve të Maqedonisë.
– Në çfarë mënyre Mickovski e ka fituar përkrahjen e Albin Kurtit kundër shqiptarëve të Maqedonisë!
– Seriozisht?
– Dikush do të mendonte se nëse shqiptarët i prek në gjuhë, ua dëgjon krismën, por kështu nuk po ndodh!
– Kush e mbron gjuhën shqipe nga politika antikombëtare?
– Ku është Akademia e Shkencave?
– Ku janë njerëzit normal?
– Pse heshtin shqiptarët e Maqedonisë!
– Derisa shqiptarëve të Kosovës
ua futi duart në xhepa, shqiptarëve të Maqedonisë ua mohoi gjuhën shqipe!
Pse?
– Çka fiton ky?
– Lirinë?
– Ende nuk ka dalë nga burgjet serbe?
– Ende është ‘i burgosur` i Vuçiqit?
– Çfarë vurmaku ka?
– Pse s`la Liri të shqiptarëve pa mohuar!
– Shqiptarët e Maqedonisë duhet të protestojnë jo vetëm para derës së Mickovskit, por edhe para derës së Albin Kurtit dhe ta ‘shajnë` zyrtarisht në gjuhën maqedone pasi që gjuha shqipe nuk qenka gjuhë zyrtare!
– Dje, shqiptarët e Maqedonisë e kanë kuptuar se qeveria e Kosovës është në anën e Mickovskit kundër tyre.
Mirë, se kjo është gjysma e fitores…!
– Shqiptarët janë të regjur, janë mësuar të jenë të parëndësishëm dhe qytetarë të dorës së dytë në Maqedoni, prandaj Albin Kurti pamëshirshëm i mohon, sepse kujton se ata durojnë gjithçka, si letra!
– Është i bindur se letargjia e shqiptarëve është aq e thellë sa që, nëse do, përveç gjuhës, i mohon krejt komplet, dhe ata s`kanë se s`kanë vullnet t`i thonë ‘Jo`!
Veç në fe mos i prek!
P.S. Gjuha thyen eshtra!