... minut pas minuti

Rama pas vrasjes së 14-vjeçarit: Diskutojmë mbylljen e TikTok dhe Snapchat

publikuar nga user 8, ne #Lapsi.al. ora 13:14

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për vrasjen e 14-vjeçarit në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet dhe opsionet për mbylljen e disa rrjeteve sociale. 

Lexo më tej: Shteti në rënie të lirë, krimi ka marrë yrysh, policia mbledh kufomat 

“Prej tre ditësh i madh e i vogël është tronditur nga kjo vrasje. Tik-Tok dhe Snapchat thithin në labirintet e tyre çdo ditë fëmijët tanë.

Kjo botë nuk ka asnjë filtër dhe stimul pozitiv. Të vërteta të thjeshtë ku të gjithë si prindër biem dakord.
Nuk është e thënë të biem dakord të gjithë si prindër apo si dëshmitarë ku garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Nuk janë të thjeshta përgjigjet e duhura në këto kushte kaq sfiduese kur shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtës pa asnjë rezultat domethënës.

Ne si qeveri jemi angazhuar prej kohës në hulumtimin e kësaj problmatike, në këkrimin e zgjidhjeve të mundshme. Janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme nga Australia për aksesin në rrjetet sociale mbi 16 deri te Franca me aporovimi ne prindërve si kusht apo Spanja me kufirin 16 vjeç për llogaritë online. Përtej përpjekjeve dhe debateve, problemi mbetet i hapur mungesa një sistemi për zbatimin e tyre.
Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë dhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave kur në fakt nga eksperiencat e deritanishme mësojmë se efektiviteti i tyre është shumë i ulët, ndërkohë që dhuna vetëm rritet apo të ndërmarrim një masë drastike për mbylljen e plotë të tik tok-ut edhe pse jo të snapchatit në Republikën e Shqipërisë. Këtë dilemë do ta hedhim për një diskutim të gjerë nga prindërit për të marrë një vendim sa më demokratik për këtë problem të madh dhe kompleks.

Siç e kam lajmëruar në vigjilje të nisjes së vitit të ri shkollor, jemi duke punuar për ngritjen e një sistemi të ri dixhital të kontrollit të shkollave dhe çdo klasë. Po punojmë prej më shumë se një viti për këtë projekt me qeverinë e Emirateve të Bashkuara ku ky sistem është realizuar me një sukses të jashtëzakonshëm dhe rezultate mbresëlënëse. Kem idakordësuar dhe mbulimin e financimit. Së shpejti e prezantojmë publikisht projektin dhe nisim punën për zbatimin e tij në harkun e 20 muajve. Ndërkohë që hap pas hapi shkollat do pajisen me këtë sistem.

Kemi ndaluar celularët në shkolla por do shikojmë zbatimin.

Në mbyllje, tragjedia e nxënësit 14-vjeçar, familjes dhe komunitetit të shkollës është shumë e madhe për t’u futur në sherrin e një pseudopolitike, tha ai.