Manchester City në krizë! Guardiola rinovon deri në vitin 2026
publikuar nga fra nc, ne #Euronews. ora 18:40
Pep Guardiola ka marrë vendimin për të rinovuar me Manchester City edhe për një vit tjetër, me mundësinë për një tjetër sezon. Njoftimi zyrtar pritet të publikohet në ditët në vijim, por lajmi i publikuar nga ‘The Athletic’ është konfirmuar nga disa media të tjera ndërkombëtare. Guardiola erdhi në Premier League në vitin 2016 por ndodhet në moment delikat pasi ekipi ka katër humbje radhazi me ( Tottenham, Bournemouth, Sporting Lisbona dhe Brighton), ndërsa drejtuesit kanë përshpejtuar bisedimet për të dhënë një mesazh të fortë për gjithë mjedisin.
Në momentin më të vështirë Guardiola ka vendosur të vazhdojë “martesën” e tij me klubin anglez, pavarësisht kërcënimit të vendimit që do të dalë në vitin 2025 për shkeljet e mundshme (115) të Fair Play-it Financiar, që mund të çojnë deri në rënien në kategori më të ulëta. Largimi i paralajmëruar disa javë më parë i besnikut Txiki Begiristain kishte bërë që të mendohej për një zgjidhje tjetër, që katalanasi mund ta ndiqte, por përfundimisht nuk ndodhi kështu.
Arritjet
Nën drejtimin e spanjollit Guardiola, City ka fituar 18 trofe, përfshirë 6 Premier League (4 tituj radhazi, si askush tjetër) dhe, mbi të gjitha, Champions League në vitin 2023, vit kur ai realizoi Tripletën (me kampionatin dhe FA Cup). Aktualisht ata janë në vendin e dytë në Premier League, duke u ndodhur 5 pikë prapa Liverpool, lideri i klasifikimit. City vjen nga katër humbje radhazi, një seri negative që për herë të parë në karrierën e tij Guardiola duhet ta përballojë. City do të rikthehet në fushë të shtunën në Etihad kundër Tottenham.