... minut pas minuti

Gjykata e la në arrest shtëpie/ Berisha: Zgjedhjet e ardhshme janë farsë

publikuar nga user 6, ne #Lapsi.al. ora 22:19

Pasi Gjykata Kushtetuese vendosi ta lërë në arrest shtëpie, kreu i opozitës, Sali Berisha i konsideroi zgjedhjet e ardhshme një farsë elektorale. Kryedemokrati u shpreh gjatë një interviste me ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, se nuk ka zgjedhje dhe nuk mund të quhen të tilla.

Sipas Berishës, është e dukshme se ato janë thjesht farsa elektorale dhe se shqiptarët pa dëshirë duhet të shkojnë drejt tyre. Gjatë intervistës, Berisha theksoi se në Shqipëri krimi dhe shteti janë një sipërmarrje e vetme dhe se ky është realiteti shqiptar.

"Nuk ka zgjedhje, janë farsa elektorale. Jemi 5 muaj nga farsa elektroale. Kjo është e vërteta, këtu është evidente. Nuk jam vetëm unë, është kryetari i Partisë së Lirisë, kryetari i Partisë Republikane janë deputetët. Shqiptarët shkojnë nga narkodiktatura, drejt një farse.

A u instalua kjo me dëshirën e shqiptarëve? Jo, këtë e mbështeti Sorosi dhe grupet marksiste-leliniste në administratën e SHBA. Vendimi për të ja dorëzuar opozitën Ramës, u dështoi. Vendimi për të arkivuar Sali Berishën në banesën e harresës u dështoi.

Unë e kam një proces në Strasburg. Kam shumë besim tek e drejta europiane, janë një zinxhir shkeljesh deri tek vendimi i sotëm, i cili thotë se, liria e lëvizjes nuk është liri personale dhe ajo mund të kufizohet. Në të gjitha format e lirisë, nuk fut lirinë e lëvizjes.

Kjo hyn në Gines. Por këta janë njerëz të marrë peng dhe nuk mund të kenë kurrë arsyetim të lirë. Në rezolutën e CDI-së, thuhet se shteti dhe krimi janë një sipërmarrje, ky është realiteti shqiptar, e kanë cilësuar në mënyrë më të saktë. Edi Rama, Pëllumb Gjoka janë një”, – u shpreh Berisha. ©Syri.net