... minut pas minuti

“Rikthehet” Pasok, përçarja e Syriza e bën partinë më të madhe opozitare

publikuar nga ina kashari, ne #ABC News. ora 23:18

PASOK është bërë partia më e madhe opozitare në Greqi, pas një vale dezertimesh nga të majtët e Syriza. Dy deputetë u larguan së fundmi nga grupi parlamentar i partisë që drejtoi vendin në vazhdën e krizës më të madhe të borxhit.

Lufta e brendshme për lidership në Syriza e ka lënë partinë me 29 deputetë, dy me pak se PASOK, në parlamentin 300 vendesh.

Si opozitë zyrtare, PASOK do të marrë më shumë përfitime, duke përfshirë më shumë kohë për folësit. Ata do të synojnë të përdorin pozitën e re për të rifituar votuesit nga partia Demokracia e Re e Mitsotakis.

PASOK dominoi politikën greke për tre dekada, por mbështetja u zbeh pas vitit 2010 kur nënshkroi paketën e parë ndërkombëtare të shpëtimit të vendit në këmbim të masave shtrënguese.

Ndërkohë Syriza u katapultua në pushtet në vitin 2015 me premtimet për t`i dhënë fund masave të rrepta, por bëri një kthesë muaj më vonë, duke nënshkruar paketën e tretë të shpëtimit të Greqisë.

Humbja në zgjedhjet në vitin 2023 solli dorëheqjen Alexis Tsipras, i cili u zëvendësua Stefanos Kasselakis.

Udhëheqja e tij shkaktoi debate të shumta brenda të majtës greke dhe disa u larguan nga partia për të krijuar një grup të ri parlamentar. Tensioni arriti kulmin në një kongres partie, kur Kasselakis dha dorëheqjen nga Syriza, duke njoftuar themelimin e partisë së tij të re.

/abcnews.al/