... minut pas minuti

ZËVËNDËSON ISMAIL SHEHUN/ Emërohet anëtari i ri i Këshillit Drejtues të Kadastrës

publikuar nga s.autor, ne #AlpeNews. ora 19:23

Emërohet anëtari i ri i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave sot, qeveria vendosi lirimin e Ismail Shehut nga posti i anëtarit të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si përfaqësues i ministrisë së drejtësisë.
Ismail Shehu është zëvendësuar nga Eduard Ahmeti.

“Eduard Ahmeti emërohet anëtar i këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës, përfaqësues i ministrisë së drejtësisë”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Vendimi:
Vendim për Lirimin dhe emërimin e një anëtari të këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës.Në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “për kadastrën”, me propozimin e kryeministrit, këshilli i ministrave
vendosi:
1. Z. Ismail Shehu, anëtar i këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës, përfaqësues i ministrisë së drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Eduard Ahmeti emërohet anëtar i këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës, përfaqësues i ministrisë së drejtësisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “fletoren zyrtare”.