Bashkimi Europian duhet të japë më shumë fonde për infrastrukturën energjetike në Shqipëri dhe në vendet e rajonit.Ministri i Energjisë Enea Karakaci gjatë fjalës së mbajtur në komunitetin e Ministerialit të Komunitetit të Energjisë i cili u mbajt në Prishtinë tha se është shumë e nevojshme për masa më të shpejta në mënyrë që të krijojmë mundësi për të marrë energji më tepër të rinovueshme në sistem dhe për ta ndërlidhur me të gjitha vendet e rajonit.
Sipas Karakaçit , Shqipëria ka plotësuar të gjitha kriteret e Bashkimit Europian për sektorin energjitik.
Shqipëria aktualisht siguron mbi 10% e energjisë nga energjia diellore. / abcnews.al /