Google prezanton një shërbim të ri sigurie në Android për të ndihmuar në zbulimin e sulmeve të spiunimit

0
minuti_logo-45

Google po prezanton një shërbim të ri opsional në Android për të ndihmuar studiuesit e sigurisë kibernetike për të hetuar sulmet spyware. Funksioni quhet Intrusion Logging dhe është pjesë e Advanced Protection Mode, një regjim sigurie i prezantuar vitin e kaluar për përdoruesit që janë në rrezik të lartë nga sulme të sofistikuara, si spyëare shtetëror apo mjete policore.

Advanced Protection Mode synon ta bëjë pajisjen shumë më të vështirë për t’u komprometuar. Në një rast të dokumentuar në Serbi, autoritetet përdorën një mjet të prodhuar nga Cellebrite për të zhbllokuar një telefon dhe më pas instaluan spyware për monitorim të vazhdueshëm.

Intrusion Logging shënon herën e parë që një prodhues telefonash krijon një funksion specifik për të ndihmuar hetimin e sulmeve me spyware. Ai gjeneron një lloj të ri log-u sigurie, që regjistron gabime dhe ngjarje të dyshimta në sistem, duke krijuar prova të vlefshme për analizë ligjore. Amnesty International, e cila bashkëpunoi me Google në zhvillimin e shërbimit, e cilësoi këtë si “një ndryshim themelor” në cilësinë dhe sasinë e të dhënave ligjore të disponueshme në Android.

Logs krijohen çdo ditë, ruhen të enkriptuara në llogarinë Google të përdoruesit dhe nuk mund të aksesohen nga vetë Google. Ato përfshijnë informacione si: zhbllokimet e telefonit, instalimet e aplikacioneve, lidhjet me faqe apo serverë, përdorimin e Android Debug Bridge dhe përpjekjet për fshirje të logs, shenja të mundshme të fshehjes së një sulmi.

Megjithatë, shërbimi ka kufizime: kërkon versionin më të fundit të Android-it, funksionon vetëm në pajisjet Pixel, kërkon një llogari Google dhe aktivizimin e Advanced Protection Mode. Google thekson se kjo veçori është menduar për gazetarë, aktivistë, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe disidentë.

Qasja është e ngjashme me Lockdown ModeApple, për të cilin studiuesit kanë raportuar se ka bllokuar me sukses tentativa reale infektimi me spyware, duke e bërë Intrusion Logging një hap të rëndësishëm përpara në mbrojtjen digjitale.

The post Google prezanton një shërbim të ri sigurie në Android për të ndihmuar në zbulimin e sulmeve të spiunimit first appeared on Geek Room.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *