Raporti i IBAR/ “8 mijë akuza për ngecjen e procesit”, ministri Gogu: Asnjë pengesë në rrugën drejt BE-së

0
ewfrtwe-669x400-1

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria nuk ka asnjë pengesë në procesin e integrimit europian sa i takon raportit të IBAR-it.

Gogu theksoi se negociatat me Bashkimin Europian po ecin përpara në mënyrë dinamike, ndërsa akuzoi opozitën për përhapje të pretendimeve të pavërteta mbi ngecjen e procesit.

“Kolegët e Ministrisë së Drejtësisë çuan në Bruksel 8 mijë faqe. Janë zhvilluar 90 takime dhe 70 institucione në Shqipëri janë rakorduar për ato rezultate. Çështjet po shqyrtohen nga grupi i punës. Negociatat janë dinamike, ecin përpara dhe nuk ngecin. Më vjen keq që ju keni kontribuar në 8 mijë akuza për ngecjen e procesit. Si ka mundësi që smira juaj politika ndaj një shoqërie, jeni i vetmi formacion shoqëror që shkoni mbrapa, dhe jeni i vetmi formacion shoqëror, jeni këtu dhe ngrini një sërë akuzash, i kam dëgjuar edhe më përpara, që kryeministri nuk shkon dot në Amerikë, që Shqipëria nuk do të shkojë përpara. Nuk shikoni si progreson Shqipëria”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *