Zbulohet “kleçka” e formulës/ Vllaznia e nis para Elbasanit në Final Four, por në fund rregulli i jep fitoren Elbasanit

0

Në ditën e sotme është mbyllur java e fundit e Superiores. Shumë diskutime dhe komente ka pasur për gjithçka ndodhi në javët e fundit, por pas këtyre takimeve, Vllaznia e mbyll në vendin e parë me 63 pikë, ndërsa Elbasani vjen i dyti me 62 pikë.

FSHF e ka bërë të ditur edhe më parë formulën e saj me përgjysmimin e pikëve dhe nëse bëhej fjalë për numrat tek, do të merrej për bazë minimumi i pikëve. Pra Vllaznia do të shkojë në 62 pikë, po aq sa edhe Elbasani, duke bërë kështu renditjen me 31 pikë.

Por gazetarja Mirela Haxhia, e ftuar në Mega Sport që transmetohet në A2 CNN, ka treguar një detaj të bukur. Vllaznia e nis si vendi i parë në Final Four, për shkak të një pikë më shumë të grumbulluar në fazën e kampionatit të rregullt, përtej faktit se në Final Four do ta nisin të dyja me 31 pikë. Por nëse në fund të Final Four, do të kemi sërish barazim pikësh mes këtyre dy ekipeve, atëherë fitorja e titullit të madh do t’i shkojë Elbasanit, pasi Elbasani ka bilanc më të mirë me Vllazninë në ndeshjet direkte mes tyre.

“Kam folur me disa njerëz në sektorin e garave të FSHF. Fakti që Vllaznia është e para në kampionatin me fazë të rregullt, doli kampione aty, e nis ajo e para në Final Four. Por nëse në Final Four, ekipet mbajnë barazimin e pikëve dhe në ndeshjen e fundit që do të luajnë bashkë, atëherë do të jetë Elbasani që do të fitojë sepse ka golavarazhin më të mirë në ndeshjet direkte me Vllazninë nga faza e rregullt”, tha Mirela. /Sport Ekspres/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *