Zelanda e Re shpall gjendje të jashtëzakonshme, shkak përmbytjet në Wellington

Zelanda e Re ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin e saj, Wellington ndërsa shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë përfshirë Ishullin Verior të vendit.

Pamjet tregojnë automjete të zhytura, pemë të shkulura nga rrënjët dhe shtëpi të goditura nga rrëshqitjet e dheut. Wellington regjistroi një rekord prej 77 mm shiu në më pak se një orë të hënën.

Autoritetet lokale i këshilluan banorët të qëndronin të fshehur, me parashikime shiu për një ditë e gjysmë në vijim. Disa fluturime në Aeroportin e Wellingtonit janë anuluar dhe disa shkolla kanë mbyllur kampuset e tyre.

Shumë persona janë evakuuar, ndërsa një burrë 60-vjeçar në periferi të Karorit është raportuar i zhdukur. Deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Kjo seri përmbytjesh të menjëhershme vjen më pak se një javë pasi Cikloni Vaianu përfshiu Ishullin e Veriut fundjavën e kaluar.

Hulumtimet gjatë viteve kanë treguar se ndryshimet klimatike i kanë bërë ngjarjet ekstreme të motit, përfshirë përmbytjet, më të zakonshme dhe më intensive në të gjithë botën.

The post Zelanda e Re shpall gjendje të jashtëzakonshme, shkak përmbytjet në Wellington appeared first on Euronews Albania.

Author: Nevila Filipaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *