minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Përplasen dy makina në Bulqizë, lëndohen shoferët

publikuar nga user 11, ne #Lapsi.al. ora 16:43


Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në kryqëzimin në brendesi të qytetit të Bulqizës ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve, si dhe janë shkaktuar dëme të mëdha te të dyja makinat. Një nga mjetet ka dalë nga rruga në trotuar dhe ka dëmtuar një pemë pishe. Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth këtij aksidenti. Aktualisht në këtë kryqëzim mungon sinjalistika edhe pse ka lëvizje të kalimtarëve.