minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, dëmtohet pronari i banesës

publikuar nga user 11, ne #Lapsi.al. ora 18:50


Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në lagjen “Partizani” të Shkodrës. Nga incidenti është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka shpërthyer një bombël gazi. Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje”, njofton policia.