... minut pas minuti

300 ushtarë shtohen në veri të Kosovës, KFOR: Dislokimi, pjesë e rutinës stërvitore

publikuar nga Fia Nelaj, ne #Euronews. ora 16:20

Nga data 18 shtator 300 trupa të NATO-s do të vendosen në Kosovë.

Ky dislokim i ri vjen si pjesë stërvitore  ka thënë KFOR, që e cilëson rutinë, ndërsa në deklaratën e shkurtër nuk janë njoftuar hollësi se përse është marrë ky vendim apo në cilin vend do të zhvillohen ato.

Kontingjenti ushtarak vjen nga Regjimenti Mbretëror i Jorkshërit dhe do të kryejë një sërë aktivitetesh stërvitore, së bashku me trupat e tjera të KFOR-it.

KFOR-i ka njoftuar se stërvitjet kanë për qëllim “të testojnë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në kuadër të misionit”.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka njoftuar se stërvitjet do të mbështesin gatishmërinë e KFOR-it “për t’iu përgjigjur zhvillimeve të mundshme të sigurisë”.

Rikujtojmë se KFOR është i pranishëm në veri, në afërsi të urës së Ibrit.

Ndërkohë Bashkësia Ndërkombëtare i ka kërkuar autoriteteve në Kosovë që të përmbahen nga një veprim të tillë, ndërkaq misioni i NATO-s dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që çështja e urës të zgjidhjet përmes dialogut.