... minut pas minuti

Tjetër kërcënim për jetën e Donald Trump/ Zbulohen eksplozivë pranë vend tubimit të ish-presidentit në New York

publikuar nga RedaksiaLexo, ne #Lexo. ora 17:45

Policia raportohet se ka gjetur ‘eksplozivë’ në një makinë pranë zonës ku do të mbahet një tubim elektoral i ish-presidentit Donald Trump në Long Island.

Ky është kërcënimi i radhës ndaj jetës së republikanit Trump, i cili fatmirësisht i ka mbijetuar deri më tani dy tentativave për vrasje nga dy persona të armatosur.

Gjatë inspektimit të zonës raportohet se autoritetet gjetën eksplozivë në një automjet aty pranë. Sipas raportimeve nga mediat, shoferi i automjetit u largua menjëherë duke vrapuar.

Askush nuk e pa nëse ai kishte ndonjë gjë me vete, ata thjesht e panë atë duke u larguar me vrap. Shumë makina po parkojnë tani, ato janë rreshtuar në Hempstead Turnpike. Edhe në Eisenhower Park, ata thjesht po parkojnë atje”, thuhet nga raportimi i One America Neës Netëork.
Mijëra mbështetës republikanë pritet të zbresin në Long Island këtë pasdite përpara tubimit në Nassau Coliseum.