... minut pas minuti

Ndarja nga jeta e Gert Bogdanit, presidenti Begaj: Hidhërim për ikjen e tij të beftë

publikuar nga Fia Nelaj, ne #Euronews. ora 17:23

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar përmes një statusi në faqen e tij në Facebook për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Bogdani u ndaj nga jeta mesditën e kësaj të mërkure, pasi ka pësuar arrest kardiak në një prej lokaleve në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku po konsumonte kafe me disa miq të tij.

Mes rreshtave Begaj ka shprehur ngushëllimet për familjen, bashkëshorten dhe fëmijët e të ndjerit, ku shkruan kështu:

“Hidhërim për ikjen e beftë nga jeta të Gerti Bogdanit. Ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes, të afërme, miqve dhe kolegëve! Gerti Bogdani, i angazhuar që në rininë e tij në jetën publike të vendit, promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit, kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE.”