... minut pas minuti

AKSIDENT I RËNDË NË LEZHË/ Drejtuesi i furgonit të shkollës përplas një fëmijë. Si paraqitet gjendja e 7-vjeçares

publikuar nga s.autor, ne #AlpeNews. ora 17:35

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në Shënkoll të Lezhës, ku drejtuesi i furgonit të një shkolle ka përplasur një fëmijë 7 vjeç, nxënëse e klasës së parë.

Sipas informacioneve të para, e mitura mësohet se është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma.

Bëhet me dije se në momentin e aksidentit, 7-vjeçarja po kthehej nga shkolla.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.