... minut pas minuti

Vashat e KPP ‘Ahmet Hoxha MK’ kampione të Kosovës

publikuar nga , ne #Bota Sot. ora 21:52

Vashat e klubit të pingpongut “Ahmet Hoxha MK” nga Ferizajt vazhdojnë me suksese në nivel të Kosovës.

KPP “Ahmet Hoxha MK” është kampion i ri i Kosovës.

Kryetrajneri i këtij klubit, Ardian Lamaxhema, mburret me këto vasha dhe suksesin e radhës, duke thënë janë pa konkurrencë në kategorinë e femrave.

“Kampion! Pa konkurrencë.

Klub me potencial të jashtëzakonshëm.

Këto janë vasha e arta.

Kampionet e shtetit të Kosovës.

Krenaria e Ferizajt në pingpong”, shkruan Ardian Lamaxhema në profilin e tij në facebook.