... minut pas minuti

Federata Ndërkombëtare e suspendon kryetarin e Federatës së Notit të Kosovës 

publikuar nga , ne #Bota Sot. ora 21:08

Zhvillime interesante në sportin e Kosovës.

Një goditje e rëndë për notin e Kosovës.

Kryetari i Federatës së Notit të Kosovës, Agron Zeqiri është suspenduar të enjten nga Federata Ndërkombëtare e Sporteve të Ujit (World Aquatics).

Image

Letra

Vendimin për suspendimin e përkohshëm e mori Njësia për Integritet e Sporteve të Ujit (Aquatics Integrity Unit).Cila është arsyeja e këtij vendimi?

Arsyeja është e qartë: Zeqiri është suspenduar për diskriminim ndaj Adell Shaboviqit, notarit që prezantoi Kosovën në Lojëra Olimpike, por edhe ndaj Hana Beiqit. Edhe ajo garoi në Lojërat Olimpike në Paris.

Image

“Ky pezullim i përkohshëm hyn në fuqi nga sot dhe ua ndalon të merrni pjesë në çdo aktivitet të lidhur me sportet e ujit, në emër të World Aquatics, apo të organizatës kontinentale dhe anëtarit të World Aquatics apo një organi të njohur”, thuhet në vendim.

Cili do të jetë reagimi i Zeqirit pas këtij vendimi nga Federata Botërore?

A do të jep dorëheqje apo do të ankohet në instancat me të larta?