... minut pas minuti

​Kosova merr pjesë në Botërorin e Karatesë në Spanjë

publikuar nga , ne #Bota Sot. ora 13:14

Ekipi i Meshkujve Pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Ekipeve-Pamplona, Spanjë 2024🇪🇸

Federata e Karatesë e Kosovës ka njoftuar se Federata Botërore e Karatesë (ËKF) ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e ekipit të meshkujve të Kosovës në Kampionatin Botëror të Karatesë për ekipe.

“Përveç ekipit të femrave, i cili tashmë është kualifikuar ndër 4 ekipet më të mira në botë.

Sot kemi pranuar njoftimin zyrtar se ekipi i meshkujve, është përzgjedhur dhe do të marrë pjesë”, thuhet në njoftimin e FKK-së.