... minut pas minuti

Sulm me armë zjarri në Uashington, një 15-vjeçar qëllon për vdekje pesë persona

publikuar nga Xhensila Buba, ne #Euronews. ora 09:40

Pesë persona u vranë në një shtëpi pranë Seattle dhe një djalë 15-vjeçar dyshohet për vrasjet, njoftuan autoritetet e shtetit amerikan të Uashingtonit.

Dy të rritur dhe tre fëmijë u vranë dhe një vajzë u plagosën nga një sulm me armë zjarri në King County, tha policia, sipas Reuters.

Zëdhënësi i Departamentit të Sherifit, Mike Mellis, u tha gazetarëve në vendngjarje se i dyshuari u mbajt në paraburgim pa incidente.

Nuk dihet ende motivi i krimit dhe nuk dihet nëse të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje tragjike kanë lidhje me familjen.

Policia mori telefonata të shumta në lidhje me të shtënat në një shtëpi në Fall City, rreth 10 milje në lindje të Seattle.

Para se mjekët të mbërrinin në vendin e krimit, të lënduarve iu dha ndihma e parë nga fqinji i tyre.

I dyshuari 15-vjeçar është dërguar në paraburgim për të mitur dhe është caktuar të paraqitet në gjykatë më vonë sot ose të mërkurën, tha agjencia.