... minut pas minuti

Nuk ftohet nga Shqipëria por fiton medalje të argjendtë në Evropian

publikuar nga , ne #Bota Sot. ora 22:59

Mikela Skandaj, karateistja e talentuar shqiptare, ka shënuar një tjetër rezultat të madh në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka shkëlqyer në Kampionatin Europian që u mbajt disa ditë më parë në Varshavë, duke fituar medalje argjendi.

Në Europian morën pjesë rreth 1800 sportistë nga shtete të ndryshme, ndërsa Mikela konkurroi në peshën deri në 60 kg.

Shorti e vendosi në një grup të vështirë, ku kishte përballë plot 61 bashkëmoshatare. Megjithatë, Skandaj arriti që t’i fitojë të gjitha sfidat, duke mbërritur për të tretin vit radhazi në finale.

Një finale që nuk kaloi pa polemika, pasi stafi i karateistes shqiptare ka kontestuar fort vendimet e gjyqtarit, i cili ishte anglez, me të njëjtën kombësi me kundërshtaren që kishte përballë.

Ndonëse vetëm 15 vjeçare, Mikela Skandaj numëron plot 60 medalje në vetëm 5 vite karrierë. Theksojmë se sportistja lezhjane vijon të përfaqësojë Italinë, pasi me gjithë përpjekjet e shumta për të garuar për Shqipërinë, ajo ende nuk është grumbulluar me ekipin kuqezi.