... minut pas minuti

Shaban Tërstena nderon me “Oskarin e Artë Olimpik” Visar Ganiun

publikuar nga , ne #Bota Sot. ora 23:37

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oskari i Artë Olimpik” mblodhi dashamirës të sportit, figura të njohura publike dhe miq të afërt të kampionit olimpik të mundjes, Shaban Trstena.

Kjo ngjarje madhështore, e cila këtë vit u mbajt për herë të tetë radhazi, kishte për qëllim të nderonte ata që kanë dhënë kontribut të vyer në karrierën e një prej sportistëve më të mëdhenj shqiptarë, që ka ngritur sportin tonë në nivele ndërkombëtare dhe botërore.

Pata privilegjin sot të jem pjesë e kësaj ceremonie, së bashku me zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti, sportistë të shquar, gazetarë, miq të sportit dhe të afërmit e Shaban Trstenës. Kremtuam jo vetëm sukseset e tij të pamohueshme, por edhe ndikimin e jashtëzakonshëm që ai ka pasur në formimin e brezave të rinj të sportistëve dhe në përhapjen e vlerave të sportit në shoqërinë tonë.

Në këtë event të veçantë, u ndanë 20 Ockare të Artë Olimpik për personalitete të dalluara nga jeta publike, të cilët kanë kontribuar jo vetëm në suksesin e kampionit olimpik, por edhe në frymëzimin e shoqërisë sonë përmes vlerave dhe shembullit që ofrojnë. Këto çmime janë një shenjë e qartë e mirënjohjes për ata që kanë ndihmuar në zhvillimin dhe përparimin e sportit dhe kulturës në vendin tonë.

Ceremonia ishte një moment i veçantë, ku jo vetëm që u festua karriera e një kampioni të klasit botëror si Shaban Trstena, por edhe përkushtimi i njerëzve që qëndrojnë prapa çdo suksesi të madh. Ata kanë dhënë një kontribut të vyer për përparimin e sportit dhe për rritjen e ndikimit të tij në jetën publike dhe shoqërore.

Shaban Trstena është një sportist i jashtëzakonshëm, fitues i medaljeve të arta, dhe veçanërisht i njohur si i vetmi sportist në botë që ka fituar medaljen olimpike të artë në moshën 19-vjeçare.

Kjo arritje unike e vendos atë në një klas të veçantë të kampionëve botërorë dhe përbën një burim frymëzimi për të gjithë sportistët e rinj që ëndërrojnë të arrijnë majat.

Kjo ceremoni jo vetëm që nderoi karrierën e Shaban Trstenës, por gjithashtu vuri në pah rëndësinë e mbështetjes dhe bashkëpunimit që qëndron prapa çdo suksesi të madh sportiv, duke përçuar një mesazh të rëndësishëm frymëzimi për të rinjtë dhe për shoqërinë në tërësi.