... minut pas minuti

Jurgis Çyrbja merret sot në pyetje nga SPAK

publikuar nga user7, ne #Lapsi.al. ora 10:39

këtë të premte në SPAK, pas arrestimit të tij më 21 tetor. Mësohet se Çyrbja do të merret në pyetje nga prokurori Adnan Xholi.

Ndaj ish-deputetit janë 3 akuza, konkretisht: “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë si dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit. Në kompensim të ketij favori, Çybrja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Për të njejtën çështje, me urdhër të SPAK u arrestua edhe Ahmet Masha, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri, i cili po gjykohet në GJKKO për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Në seancat e mbajtuara ne GjKKO Jurgis Çyrbja ka mbajtur qendrim mohues si përdorues i aplikacionit SKY ECC.