Sa para i kushton dhuna shtetit shqiptar ?
publikuar nga Zhaklin Lekatari, ne #Tabu. ora 16:34
Në Shqipëri burrat janë fajtorë për pjesën më të madhe të sjelljeve antisociale ( INSTAT).
Në vitin 2023, 93.2% e 39.489 e veprave penale, janë kryer nga burrat.
2023Criminal offencesBurra-MenGra-ËomenGjithsej-Total39241Intentional Homicide1190119Attempted murder25731662739Intentional crimes against health1430143Sexual crime24251032528Theft1052107Violent robbery10010Armend robbery391251Theft through abuse of office9151531068Fraud20222Counterfeit18331962029Domestic violence3890643954Drug crimes53622175579The violation of road traffic rules19342175721099Other36815267439489TotalKëto shifra mund t` ju shokojnë për shkak të përfaqësimit të madh të gjinisë mashkullore si autorë kryesorë të sjelljeve antisociale. Kjo mungesë ekuilibri nuk ka qenë kurrë objekt i një analize të thelluar në shoqërinë tonë. Humnera statistikore që ekziston midis burrave dhe grave rreth këtij argumenti është injoruar në mënyrë sistematike. Kur qeveria apo Ministria e Drejtësisë, ka si qëllim të krijojë politika për të luftuar krimin, lupa gjinore nuk saktësohet dhe nuk merret asnjëherë parasysh. Shpesh herë, artikujt mediat apo dhe shkresat administrative flasin për moshën, prejardhjen apo statusin social të individit por jo gjininë.
Nga ana tjetër është e vështirë të raportosh për këtë fenoment në totalitetin e tij: e para sepse studimet rreth veprave penale nuk marrin asnjëherë parasysh çështjen gjinore dhe; e dyta sepse dëmet kolaterale jo gjithnjë janë të vlerësueshme dhe shumë vepra penale nuk janë subjekt i nje veprimi juridik (ngacmimet, sjelljet jo civile si dhuna verbale, ngacmimi në rrugë apo në punë).
Qëllimi im në këtë shkrim është padyshim inspirimi dhe vetëdijësimi kolektiv rreth origjinës kulturore të dhunës, të maskulinitetit toksik, dhe të kostove të këtij mentaliteti.
Sa i kushton shtetit maskuliniteti toksik dhe patriarkati ?
Në Itali, sipas të dhënave, 98,78 miliarda euro në vit, është kostoja e sjelljeve toksike mashkullore mbi ekonominë italiane. Kjo shifër është shumë e madhe, për ta kuptuar sa e madhe, mund të ju them që është e barabartë me 5% të GDP-SË italiane të vitit 2019. Kjo do të thotë që eliminimi i sjelljeve brutale dhe deviante do të kishte një impact të madh mbi pasurinë kombëtare italiane.
Një realitet injoruar.
Po atëhere pse shoqëritë tona moderne janë të verbëra para këtij fenomeni dhe sfidash ? Pse kostoja e sjelljeve antisociale mashkullore nuk është asnjëherë pjesë e debatit publik ?
Si fillim çështja natyrë shërben shpesh, me ose pa qëllim, si një justifikim: meshkujt janë për nga natyra të dhunshëm dhe të zhurmshëm. Si rrjedhojë është e pamundur të gjejmë një zgjidhje për këtë situatë.
Së dyti, burrat prej shekujsh trajtohen si përfaqësuesit e vetëm të rracës njerëzore, cka bën që sjelljet e tyre të jenë norma universale, përfaqësuese të sjelljeve të përbashkëta të njërëzve. Në të kundërt, qenësia grua, më të gjitha atributet që i janë veshur ( qetësia, brishtësia, instikti mëmësor, ëmbëlsia) është trajtuar gjithnjë si diçka specifike, shtesë. Është pikërisht ky mekanizëm që e bën të padukshme, dhunen ndaj grave, në këtë shoqëri.
Reagimet tona janë ambivalente përpara krimeve të kryera nga gratë. Krimet e kryera nga gratë na shokojnë më shumë sepse ndodhin më rrallë, dhe përfshijnë atë idenë që dhuna që shkakton gruaja shkon kundër natyrës, ndonëse janë të dokumentaura dhe analizuar në përpjestim të zhdrejtë me realitetin. Megjithatë është normale që në biseda rreth dhunës të themi që “edhe gratë nuk janë më pak agresive dhe ato janë të gjendej të dhunojnë!”.
Në fakt nuk po them që gratë nuk dhunojnë ose nuk e bëjnë dot, por janë në proporcion shumë më të limituar se burrat. Këtë e thonë shifrat.
Por a ka një kosto dhuna ? Nëse po, ku mund ta identifikojmë humbjen ?
Si e llogarisim koston e virilitetit, apo burrërisë toksike? Duke llogaritur diferencën midis parave të shpenzura për trajtimin e sjelljeve antisociale tek burrat dhe parave të shpënzuara për trajtimin e sjelljeve antisociale tek gratë. Llogaritja e burrërisë toksike, nuk është gjë tjetër veçse diferenca matematikore midis këtyre kostove. Në rastin e Italisë që e ka kalkuluar, do të nënkuptonte kursimin që do të bënte Italia, në shpenzimet publike, nëse burrat do silleshin si gratë.
Shpenzimet publike:
Kostoja ekonomike dhe sociale e dhunës– Dhuna në familje dhe kostoja e saj: Statistikat mbi dhunën në familje në Shqipëri tregojnë një ndikim të madh në shëndetin fizik dhe mendor të grave dhe fëmijëve, gjë që rrit shpenzimet për trajtime mjekësore, strehimore dhe mbështetje sociale. Përveç kësaj, përfshihen dhe kosto gjyqësore, avokatie, si dhe rehabilitimi i viktimave.
– Shërbimet sociale dhe kriza e strehimit: Ndërhyrja e institucioneve shtetërore për të ofruar strehim, ndihmë financiare dhe mbështetje për gratë dhe fëmijët që vuajnë nga dhuna përbën një barrë të rëndësishme për buxhetin e shtetit, ndoshta prandaj dhe nuk është marrë asnjëherë seriozisht si problematikë.
2. Kostoja për sistemin e drejtësisë
– Buxheti për burgjet dhe proceset gjyqësore: Sjelljet antisociale të burrave, sidomos në rastet e dhunës dhe krimeve të tjera, mbushin burgjet dhe rrisin barrën mbi sistemin e drejtësisë. Kjo përfshin koston e hetimeve, proceseve gjyqësore, mbajtjen e të dënuarve në burgje dhe shpenzimet për rehabilitimin e tyre.
– Reabilitimi i dhunuesve: Nëse ka programe për rehabilitimin e burrave të dënuar për dhunë, këto gjithashtu kërkojnë burime financiare nga shteti.
3. Kostoja e humbjes së produktivitetit
– Humbja e produktivitetit për shkak të sjelljeve të dhunshme: Dhuna dhe sjelljet antisociale shpesh çojnë në humbje të mëdha për ekonominë për shkak të mungesës së produktivitetit të individëve të përfshirë, qoftë nga dënimet me burg, humbja e punës, ose pasojat psikologjike për viktimat e dhunës.
– Kostoja afatgjatë për zhvillimin e shoqërisë: Sjelljet antisociale kanë një ndikim të thellë edhe te fëmijët dhe të rinjtë, duke krijuar një cikël të dhunës që mund të zgjasë për breza, duke penguar zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë dhe ekonomisë.
4. Impakti te shëndeti mendor dhe shëndetësia publike
– Shpenzimet shëndetësore: Ndikimi psikologjik dhe emocional i sjelljeve antisociale, veçanërisht tek gratë dhe fëmijët, rrit nevojën për mbështetje psikosociale dhe trajtime mjekësore afatgjata. Kjo sjell kosto shtesë për sistemin e shëndetësisë.
– Trajtimi i abuzimeve dhe varësive: Sjelljet antisociale janë shpesh të lidhura me varësi ndaj substancave, alkoolizmit, dhe problemeve të tjera që kërkojnë trajtim dhe mbështetje financiare nga sistemi shëndetësor.
5. Kultura e pandëshkueshmërisë dhe impakti afatgjatë
– Kultura patriarkale dhe roli i burrave në shoqëri: Mund të diskutosh për mënyrën se si kulturat patriarkale krijojnë një mjedis që toleron dhe shpesh justifikon sjelljet antisociale të burrave. Kjo i kushton shtetit përpjekje të vazhdueshme për të ndryshuar mentalitetin përmes edukimit, fushatave ndërgjegjësuese, dhe reformave ligjore.
– Masat parandaluese: Çfarë investimesh bën shteti për të parandaluar sjelljet antisociale përmes edukimit dhe fushatave të vetëdijesimit për barazinë gjinore?
Burrëria si kurth ?
A janë gratë si burrat ? Fakti që ka gra përgjegjëse për sjellje të dhunshme ose të rrezikshme, të ngjashme me atë të burrave, tregon se sjellja kundër shoqërisë nuk varet nga çështjet gjinore, se shkaqet nuk janë fiziologjike, por përkundrazi janë të nxitura kryesisht nga edukimi dhe si të tilla, ato mund të ndalen.
Përgjigjja ndodhet tek edukimi egalitar. Sepse nuk mund të ketë dallime mendimesh përsa i përket dhunës: në një shoqëri që minimizon sjelljen e dhunshme dhe gjykon të pafajshme lojërat dhe qëndrimet që përkundrazi transmetojnë vlera virile – duke pranuar përkufizimin e dhënë në këtë kontekst për burrërinë – si burrat ashtu edhe gratë përfundojnë, duke u bërë viktima. Duke vepruar kështu, askush nuk shpëtohet më.
Burrëria toksike është si kurth. Është si për burrat ashtu edhe për gratë. Burrëria shtyp këdo që nuk identifikohet në vlerat e saj. Burrëria toksike është perverse, ajo përdhunon, rreh, vret dhe shtyp. Kostoja e kësaj burrërie nuk është e pashmangshme.