Vrasja e 14-vjeçarit, reagon ambasadori i OSBE
publikuar nga fra nc, ne #Euronews. ora 13:44
Nga Elbasani, Ambasadori i OSBE, Michel Tarran, ka reaguar për herë të parë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, ku pas një konflikti mes adoleshentëve humbi jetën një 14-vjeçar.
Zyrtari i OSBE-së, teksa theksoi se vrasja e adoleshentit është tronditëse, tha se konfliktet mes të rinjve ku përdoren armët e ftohta duhet të na angazhojnë të gjithëve. Tarran kërkoi që të funksionojnë të gjitha hallkat dhe që përgjegjësia të mos mbetet vetëm te policia.
“Të gjithëve na ka tronditur kjo tragjedi që ndodhi në Tiranë dhe kjo tregon edhe njëherë sa e rëndësishme është puna që ne bëjmë si OSBE, në disa qytete të Shqipërisë. Ky është një projekt rajonal, pasi armët janë të shpërndara dhe ky problem nuk ekziston vetëm në Shqipëri, por në Shqipëri është më i ashpër. Është një problem që duhet ta merremi të gjithë,” tha Tarran.
Ai gjithashtu shtoi se përgjegjës për sigurinë nuk janë vetëm organet ligjzbatuese, por edhe familja dhe shkolla.
“Një problem i tillë kaq serioz mund të zgjidhet vetëm me pjesëmarrjen e të gjithëve. Ne konsiderojmë se siguria nuk është problem vetëm i policisë, siguria është problem i të gjithëve dhe fillon zgjidhja e këtij problemi në nivelin e familjes, shkollës dhe jetës publike,” tha Tarran.