Emërimet e papritura, Trump vijon të habisë me të përzgjedhurit
publikuar nga fra nc, ne #Euronews. ora 14:38
Donald Trump ka zgjedhur tre personazhe të tjera të papritura për të shërbyer në kabinetin e tij kur të marrë detyrën.
Ai ka marrë ish-drejtoreshën ekzekutive të një prej federatave të sportit të mundjes, Linda McMahon si sekretare të Arsimit, si dhe personazhin televiziv Doktor Oz, për menaxhimin e programeve shëndetësore “Medicare” dhe “Medicaid”.
Presidenti i zgjedhur është i vendosur në qëllimin e tij për të hequr qafe ato që i konsideron “doktrina të krahut të majtë”.
Mbi Doktor Oz, që paraqitet si një ekspert i shëndetësisë, rëndojnë akuzat se më parë është kontrolluar për deklarata të rreme në shfaqjen e tij televizive.
Trump ka zgjedhur gjithashtu drejtuesin e “Wall Street”, Howard Lutnick si sekretar për Tregtinë, që do të luajë një rol kyç në planet e presidentit për rritjen e tarifave.
Të tre të përzgjedhurit kanë qenë mbështetës të fushatës së miliarderit në të kaluarën. Ndërkohë, posti i sekretarit të Thesarit mbetet vakant.