... minut pas minuti

EMRAT| Atentati me 4 të vrarë në Dobraç, arrestohen 4 policë

publikuar nga Suela Meno, ne #Euronews. ora 14:34

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka arrestuar 4 efektivë policie me akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me atentatin me 4 viktima të ndodhur në Dobraç disa javë më parë.

AMP bën me dije se janë vënë në pranga inspektor Blerim Kurmekaj dhe Viktor Logu, përkatësisht 45 dhe 33 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme e Forcës së Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër dhe inspektor Julian Sterkaj dhe Marte Martini, përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër.

Sipas AMP, ata nuk kanë respektuar procedurat standarde të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes.

"Urdhri i ndalimit vjen pas referimit të bërë nga Drejtoria Rajonale e AMP – së, në lidhje me ngjarjen kriminale të datës 30 tetor, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit tip Benz S-Class, në të cilin udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., si dhe një person tjeter i paidentifikuar”, bën me dije AMP.