Fundi i “epokës” Rafael Nadal, 38-vjeçari mbyll zyrtarisht karrierën
publikuar nga fra nc, ne #Euronews. ora 15:34
Rafael Nadal, një nga emrat më ikonikë të tenisit botëror, i ka dhënë fund karrierës së tij mbi dy dekada të gjatë, pas humbjes së kombëtares spanjolle në Davis Cup kundër Holandës.
38-vjeçari spanjoll e mbylli rrugëtimin e tij me tenisin e luajtur, duke lënë pas një trashëgimi të pashembullt. Nadal ka fituar plot 22 tituj Grand Slam, nga të cilët 14 në Roland Garros.
Në përfundim të ndeshjes, Nadal bëri një deklaratë emocionuese, duke falënderuar mbështetësit e tij:
"Është e qartë që nuk shkoi ashtu siç dëshiroja. Dhashë gjithçka që kisha. Dua t’ju falënderoj që më dhatë mundësinë të kaloj këto ditë të fundit si profesionist me ekipin. Shumë nga momentet më emocionuese të karrierës sime kanë qenë me ekipin spanjoll. Ishte një privilegj dhe nder. Kemi realizuar gjëra të mrekullueshme së bashku. Faleminderit të gjithëve,” deklaroi 38-vjeçari.
Nadal nisi karrierën e tij si profesionist në vitin 2001, duke i dhënë fund në nëntor të 2024-ës. Forma e tij pësoi rënie në vitet e fundit, kryesisht për shkak të dëmtimeve të përsëritura.