Habit, tifozja e zhveshur komplet hyn në fushë
publikuar nga , ne #Bota Sot. ora 21:53
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në finalen e Grey Cup, turneut të futbollit amerikan në Kanada.
Gjatë ndeshjes, ku i ftuar nderi ishte Princi Herri, një tifoze është futur komplet e zhveshur në fushën e lojës, pa u ndaluar nga asnjë stjuard.
Ne ndeshjen mes Toronto Argonauts dhe Uinipeg Blu Bombers të dielën, një tifoze në mënyrë të papritur u zhvesh plotësisht dhe kapërceu rrethimin e fushës. Ajo vrapoi e zhveshur nga një anë në tjetrën, duke rrëshqitur në një moment e përfunduar me këmbët lart, duke sjellë reagimin e spektatorëve, shumë nga të cilët postuan këtë moment të pazakontë në rrjetet sociale,
Ajo që e bëri më të çuditshme ngjarjen, ishte se asnjë nga stjuardët nuk ndërhyri për ta larguar dhe ajo mbaroi xhiron e saj të lavdisë, duke dalë vetë nga fusha, mes pakënaqësisë së shumë tifozëve që nisën të vërshëllenin.
Më pas u mësua se ajo po hetohej në gjendje të lirë nga policia, pasi ishte konstatuar se kishte qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit.