... minut pas minuti

Korçarët prezantojnë Ernest Gjokën, tekniku: Skënderbeut nuk mund t’i thuash jo

publikuar nga fra nc, ne #Euronews. ora 16:14

Në ambientet e stadiumit "Skënderbeu” është bërë prezantimi i trajnerit të ri të klubit korçar, Ernest Gjoka. Tekniku i mirënjohur, i cili ka një karrierë të pasur në futbollin vendas dhe të huaj, ka dalë përpara mediave në konferencën e parë si trajner i Skënderbeut, teksa i pranishëm ishte edhe presidenti Ardian Takaj.

“Ernest Gjoka ka një përvojë të madhe në Superligë dhe jashtë vendit. Besoj se me pjekurinë, punën dhe profesionalizmin e tij, do të na ndihmojë neve dhe veten, që të kemi rezultate për pretendimet që kemi”, deklaroi Ardian Takaj, president i Skënderbeut.

Trajneri Gjoka ka shprehur kënaqësinë për këtë bashkëpunim të ri në futbollin shqiptar.

“Puna jonë në ditë të vështira matet dhe vlerësohet. Ishte e lehtë të pranohesha sepse kur vjen një propozim nga presidenti Takaj për Skënderbeun, nuk mund të thuash dot jo. Kam ardhur me dëshirë shumë të madhe, edhe pse situata nuk është e mirë. Ndoshta duhet të ishim diku më sipër në tabelë, por vështirësitë e punës sonë këto janë”, deklaroi Gjoka.

Më tej, ai ka hyrë menjëherë në temë, duke analizuar ekipin në prag të sfidës me Tiranën.

“Në futboll duhen orë pune, sepse pa to nuk mund të japësh atë që ke, filozofinë që dëshiron. Kam besim se për dy ditë do të ndryshojmë diçka në ekuilibrin dhe anën psikologjike të skuadrës”, tha Gjoka.

Aktualisht, pas 15 javësh, Skënderbeu numëron vetëm 13 pikë, duke regjistruar 3 fitore, 4 barazime dhe 8 humbje.