... minut pas minuti

GJKKO jep burg për pjestarin e grupit të Suel Çelës, Fuad Verzivolli

publikuar nga Besnik Hajdari, ne #Euronews. ora 16:08

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për Fuad Verzivollin, i dyshuar si anëtar i grupit të Suel Çelës.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi:

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim: Fuad Verzivolli si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit **** në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale “Organizata kriminale”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Fuad Verzivolli, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi. Mbrojtësi i caktuar kryesisht nga gjykata për personin nën hetim të shpërblehet nga shteti sipas tarifave të parashikuara në ligj. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.