... minut pas minuti

NBA/ Jokic barazon “magjikun”, “ylli” ballkanas ka tani 138 “triple double”

publikuar nga Isildo Musta, ne #ABC News. ora 16:58

Është një lojtar vërtet i kompletuar si ai.

Magic Johnson ishte një kënaqësi e vërtetë për ta parë, një altruist i madh i NBA-së, por edhe Nikola Jokic nuk mbetet prapa.

Kapiteni i Denver Nuggets arriti në ndeshjen e fundit një “gur të madh kilometrik” në karrierë, duke u barazuar me kapitenin e dikurshëm të Lakers për numrin e tripëll dabëllave, në kampionatin më të fortë të basketbollit në botë.

Jokic ka sot 138 tripëll dabëlla, po aq sa Magic Johnson, ndonëse ia ka dalë në shumë më pak ndeshje.

“Ylli” serb ka vetëm 690 ndeshje në NBA, ndërsa paraardhësi I tij pati 906.

Barazimi me legjendën ndodhi në një ndeshje që Denver e humbi në fushën e Clippers, në Los Angeles, me shifrat 126-122.

Jokic shënoi 28 pikë, kapi 14 topa në tabela dhe shërbeu 11 asistë.

Basketbollisti qendër tashmë është në podium në këtë renditje në historinë e NBA-së, ndërsa përpara tij janë vetëm dy emra.

Oscar Robertson, rekordmeni i mëparshëm, ka 181 “triple double”, pra Jokic i duhen edhe 43 për ta barazuar.

I vetmuar në krye, Russell Westbrook, shok ekipi i tij këtë sezon në Kolorado, që ka arritur shifrën jubilare 200.

Nuk do të jetë e lehtë që Nikola Jokic ta thyejë këtë rekord, por me ritmin aktual edhe mund t’ia dalë.

Kapiteni i Denver ka realizuar 8 këtë sezon, në 18 ndeshje, dhe nëse vazhdon kështu, mund të dalë në vend të parë pas dy vjetësh.