Pas 5 dekadash, Xhahid Bushati rikthehet në auditoret e Universitetit të Shkodrës

0
Screenshot

Shkrimtari Xhahid Bushati u rikthye sërish në auditoret e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” pas pesë dekadash, këtë herë për një takim me studentët e degës Cikli i Ulët dhe Edukim Parashkollor në Fakultetin e Shkencave Shoqërore.

Në bashkëbisedimin me të rinjtë, Bushati ndau kujtime nga rrugëtimi i tij letrar dhe dha mesazhe për rëndësinë e leximit dhe lidhjes së brezit të ri me librin.

Ideatorja e këtij takimi, pedagogia Elinda Dibra, e cilësoi Xhahid Bushatin si një ndër figurat më të spikatura të letërsisë për fëmijë dhe publicistikës shqiptare, duke theksuar kontributin e tij ndër vite në kulturën dhe letrat shqipe.

Takimi u shoqërua me rrëfime personale nga shkrimtari, diskutime me studentët si dhe prezantimin e materialeve audiovizive që pasqyronin momente nga jeta dhe krijimtaria e tij shumëvjeçare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *