Barcelona kampion në derbi/ Titulli u fitua në përballjen e madhe ndaj rivalit Real Madrid
Duhej të luanin edhe për të. Barcelona synonte të fitonte titullin në kampionatin spanjoll, me rastin e madh që t’ia dilte në “El Klasikon” ndaj Realit në shtëpi, por edhe duhej të ngushëllonte siç duhet trajnerin e saj, Hansi Flik.
Tekniku gjerman humbi babain pikërisht ditën e derbit, ndonëse vendosi t’i drejtonte të vetët nga stoli e pastaj të fluturonte për në Gjermani. Katalanasit ia dolën mbanë dyfish.
Fituan sfidën e përjetshme në stadiumin “Kamp Nou” me shifrat 2-0, duke u shpallur kampion pikërisht ndaj rivalit kryesor. Po ashtu, luajtën edhe për trajnerin.
Markus Rashford dhe Ferran Torres ishin autorë të golave, që të dy shumë të bukur sipas mënyrës së tyre, dhe këta u shënuan shpejt. Minutat ishin e 9-ta dhe e 18-ta, ndërsa madrilenët nuk hynë asnjëherë në ndeshje, edhe pse I patën disa raste, e Vinisius ishte shumë këmbëngulës.
Gjithsesi, Barça u duk se ishte më e fortë, ndërsa “merengesit” I kishin ndjerë problemet e javës, me sherrin e dyfishtë brenda ekipit. “Kremtim pa rival, – është titulli kuptimplotë I të përditshmes së Madridit, “Marka”, – Barcelona shpallet kampione e La Ligës në El Klasiko!”
“Përshëndesni kampionin, – shkruan katalanasja “El Mundo Deportivo”, – Barça ngre titullin e 29-të në fytyrë të rivalit Madrid!” “Kampionë dhe festë historike, – kremton e përditshmja tjetër nga Katalonja, “Sport”, – lojtarët azulgrana ia dedikuan fitoren trajnerit Flik!”
Ky pra ishte titulli I 29-të për ekipin “blaugrana”, që tani është 7 trofe prapa madrilenëve rekordmenë. I dyti radhazi për Hansi Flikun, dhe sipas traditës në La Ligë, kupa u dorëzua pikërisht tani, tri javë para përfundimit të kampionatit.
Barcelona ka mundësi të barazojë rekordin e pikëve, me 100, si Reali I Murinjos dhe pikërisht ekipi katalanas i trajnerit të ndjerë, Vilanova./abcnews.al