Rama: Ministritë dhe ministrat nuk do kenë më lidhje me tenderat, proces dialogu me operatorin e blerjeve

0

Kryeministri Edi Rama dhe negociatorja për kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, Reida Kashta zhvilluan një konferencë për mediat për të folur se ku qëndron sot Shqipëria në fushën e prokurimeve publike, si rezultat i një reforme modernizuese antikorrupsion.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama theksoi se një rol me rëndësi ka marrë edhe operatori i blerjeve të përqendruara. Kryeministri u shpreh se tashmë Ministritë dhe ministrat nuk do të më lidhje me tenderët.

“Tek kursimet që solli në vëmendje drejtorja e agjencisë, ka rol operatori i blerjeve të përqendruara. Operatori na ka dhënë mundësinë të bëjmë një kapërcim të madh që të mos bëjmë më tenderë në ministri, pra ministritë dhe ministrat nuk kanë më lidhje me tenderët dhe një pjesë  e madhe e tenderëve të spostohen edhe nga agjencitë kryesore, por tek pushteti vendor sipas zgjedhjes së tyre. Është një pushtet që ka autonominë e vet. Nuk mund të imponojmë se si i bën tenderët, por ka nisur një proces dialogu me operatorin dhe kështu krijojnë një strukturë të superspecializuar për të realizuar procese që janë shumë më të komplikuara nga sa duken”, tha Rama.

/abcnews.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *