“Komisioni Europian është 100% dakord me ne”, Rama: Në prokurimet publike ne tashmë jemi një vend anëtar i BE

0

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama, u shpreh se sa i takon standardeve të prokurimeve publike, Shqipëria tashmë mund të quhet me plotë gojë vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Ai u shpreh se Komisioni Europian është 100 për qind dakord me faktin, që Shqipëria duhet të hyjë në fazën për mbylljen e kapitujve integrues.

“Në prokurimet publike ne tashmë jemi një vend anëtar i BE-së. Kjo do të thotë se tenderat në Shqipëri, ndryshe nga sesi përflitet pafundësisht duke u bërë target në bazë gjysmë të vërtetash, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Prokurimet publike janë të pavarura, transparente dhe efiçente.

Shqipëria në këtë fushë nuk ka piketa të ndërmjetme. Piketat e ndërmjetme janë për çështje dhe tema që shkojnë përtej procesit normal të anëtarësimit, dhe i kemi shpjeguar që lidhen me faktin që shtetet negociojnë, Shqipëria negocion.

Ndryshe nga sa thuhet papushim dhe pa përgjegjësi, që negociata s’ka, se Shqipëria bën vetëm çfarë i thonë, ndërkohë kjo nuk është e vërtetë. Ne nuk bëjmë vetëm çfarë na thonë, ne bëjmë atë çfarë duhet, se na thonë atë që duhet për të qenë në një linjë me BE-në, sepse po shkojmë ne atje, nuk po vijnë ata te ne. Por ndërkohë ne negociojmë për fusha që kemi nevojë për kohë dhe këtë e kanë bërë të gjitha vendet, sepse janë negociata.

Qëllimin tonë e përfaqëson Komisioni Europian, që do të thotë se qëllimin tonë e përfaqëson Komisioni.

Pra, Komisioni është dakord me ne. Komisioni është dakord që i kemi plotësuar 100% të gjitha detyrat për të marrë dritën jeshile për të hyrë në fazën e re, që është faza e mbylljes së kapitujve, dhe vendet anëtare janë 27. Bëjnë pyetjet e tyre.

Pyetjet dhe shqetësimet e vendeve anëtare në këtë fazë nuk lidhen me piketat e ndërmjetme, por lidhen me piketat përmbyllëse. Vendet anëtare nuk mund ta ndryshojnë atë që është bërë.”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *