“Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike”, Rama: Njeriu që transformoi Komisionin Publik u bë fatkeqësisht target i baltës
Rama: Për të gjithë ata që nuk e kapën, duan s’duan Shqipëria është e para në rajon, me diferencë nga të tjerët në prokurimet publike. Shqipëria nuk është një vend ku prokurimet publike zhvillohen në përsosmëri, kemi një sërë problemesh për të adresuar, por cfarë tregon pasqyra e inst që merren me këtë punë për llogari të BE është se lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri nuk zhvillohet vetëm në frontin e ri të drejtësisë, por është një luftë që zhvillohet me reformat modernizuese, në bazë të filozofisë që unë e kam bërë të qartë, që para se të vija në këtë detyrë: Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet por sistemet që korruptojnë njerëzit.
Sistemi i prokurimit publik që kemi ngritur vit pas viti në një proces transformues rrënjësor, është gjithmonë e më pak i korruptueshëm. Ky është thelbi i asaj pasqyre. Termat e referencës natyrisht që janë pjesë e sfidës, dhe për këtë arsye ne kemi vendosur prej disa vitesh një proces të brendshëm krejt të ri, pra nuk ka më terma reference që shpallen arbitrarisht po pasi janë marrë në konsideratë të gjitha ankesat e operatorëve, dhe ankesat e operatorëve nuk i merr në konsideratë autoriteti që shpall tenderin, por trajtohen nga Agjencia e Prokurimit Publik që është Autoriteti I epërm dhe nga komisioni i prokurorimit Publik.
Dhe duke ardhur te komisioni, më lejoni të sjell në vemendje faktin që njeriu që transformoi Komisionin Publik u bë fatkeqësisht target i baltës për një periudhë kohe, pasi për arsye sic ndodh në një shtet me drejtësi të pavarur u mor nën hetim si rezultat i një denoncimi, po si rezultat i hetimit rezultoi pa lidhje me asnjë lloj faji apo problemi. Por balta që iu hodh dhe gjithcka që u bë për ta shkatërruar personalisht dhe familjarisht, e bëri të vetën dhe nuk më ka rënë në sy asnjë lloj reflektimi apo kërkesë ndjese nga askush dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, ndodh kudo lidhur me atë që i bënë atij njeriut. E solla këtu si shembull për faktin se në këtë proces ne kemi bërë transformim epokal, duan apo s’duan ata që nuk duan./abcnews.al