... minut pas minuti

Cardi B u përgjigjet kritikave për peshën: “Ju më tërhoqët zvarrë!”

publikuar nga user 10, ne #Lapsi.al. ora 17:17

Reperja Cardi B ka reaguar ndaj kritikave të fansave për peshën e saj.

“Ju duhet të merreni me fëmijën e porsalindur dhe jo ta keni mendjen te trupi,” tha një përdorues në rrjetin X (ish-Twitter) pas një postimi të këngëtares duke bërë ushtrime.

Kaq mjaftoi që Cardi B të reagonte duke u kërkuar ndjekësve të ndalonin së komentuari mbi peshën e saj.

Këngëtarja bëri një postim në rrjetin X, duke u shprehur se:

“Ky është fëmija im i tretë dhe unë nuk po bëj ngritje peshash, nuk po bëj tendosje muskujsh, nuk po bëj squats, asgjë nga këto…vetëm kardio. Ndonjëherë për të shmangur depresionin pas lindjes, duhet ta mbani mendjen të zënë dhe për mua të punoj dhe të qëndroj aktive është një prej zgjidhjeve,” tha ajo.

Reperja shtoi gjithashtu se kanë qenë po të njëjtën ndjekës që e kanë sulmuar me komente fyese në rrjetet sociale kur ajo shtoi peshë.

“Por e dini çfarë është për të qeshur? Ju më tërhoqët zvarrë kur shtova 15 kilogramë, sepse isha pesë muajshe shtatzënë, por tani jeni të shqetësuar dhe doni të flisni për presionin? Të gjithë më thatë se isha shtatzënë për të shmangur punën tani që e shihni se jam duke u ushtruar, është diçka tjetër? Pra, po e marrë këtë personale, por unë e di se ju gjithmonë do të keni diçka për të thënë për mua.”