Vodhi 25 mln lekë në fabrikën që administronte, arrestohet 38-vjeçari
publikuar nga Suela Meno, ne #Euronews. ora 11:34
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 38-vjeçar i cili vodhi 2 500 000 lekë të rinj në fabrikën që administronte. Në pranga u vu shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në Elbasan.
Pas hetimeve, Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar ndalimin e 38-vjeçarit, pasi akuzohet se gjatë një viti, ka vjedhur në fabrikën për prodhimin e nënprodukteve të mishit, që administronte, 2 500 000 lekë të rinj. Shuma dyshohet se është vjedhur nga xhirot ditore, si dhe duke mashtruar se do të blinte një automjet për fabrikën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.