... minut pas minuti

Presidenti i Koresë së Jugut shpall gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake

publikuar nga ina kashari, ne #ABC News. ora 16:12

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka shpallur gjendjen ushtarake.

 Ai ka theksuar se masa është e nevojshme për të mbrojtur vendin nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët anti-shtetëror.

Yoon tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t`i drejtohej ligjit ushtarak.

Ndërkohë lideri i Partisë Demokratike të opozitës së Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, ka thënë se shpallja e ligjit ushtarak është jokushtetuese, shkruan BBC.

/abcnews.al/