Eduart Bardhi: Uni-Vers, një vëllim poetik plot terma shkencorë
publikuar nga ExLibris, ne #ExLibris. ora 13:36
“Uni-vers” është një kryevepër, një vëllim poetik që sjell për lexuesin një “big-bang” mes shkencës dhe artit të fjalës. Flori Kasaj, pas suksesit me librin e tij të parë për fëmijë: "Andrushi” [fituesi i disa çmimeve], sjellë një tjetër krijim unik, për të gjithë, me titull: “Uni-vers”.
Ky libër është një prurje e rrallë në letërsinë shqiptare, ku termat shkencorë shndërrohen në figura letrare, duke krijuar një hapësirë unike poetike që kuriozon dhe frymëzon. Grimcat e dijeve dhe ndjenjave qëndrojnë së bashku, si një urë midis shkencës dhe ndjenjave njerëzore. “Univers ndjenjash nëpër galaktikë…” Në vargje autori na fton të udhëtojmë në një dimension ku ndjenja dhe shkenca ndërthuren në harmoni të veçantë. Termat nga fusha e fizikës, astronomisë, dhe letërsisë jo vetëm që pasurojnë poezitë, por edhe i japin secilës një thellësi të re. Çdo poezi është një reflektim mbi pafundësinë e universit dhe mbi përkatësinë e njeriut në kozmos.
Këto poezi janë një ftesë për eksplorim dhe reflektim. Secila faqe është si një dritare drejt yjeve, ku termat shkencorë marrin formën e metaforave dhe ndjenjat njerëzore në elementet e universit. Përmes vargjeve, lexuesi gjen një pikë takimi midis njeriut dhe mistereve të botës. Libri sfidon lexuesin të mendojë përtej kufijve dhe të depërtojë më thellë në kuptimin e gjithësisë.
Uni-vers nuk është thjesht një koleksion poezish dhe krijime personale të autorit; ai është një rrugëtim drejt një hapësire ku bashkëjetojnë ndjenja, dija dhe arti. Ky libër u flet atyre që duan të ndihen pjesë e tërësisë, duke i frymëzuar të zbulojnë atë që shtrihet përtej përditshmërisë. Poezitë sjellin një qasje të re, duke i dhënë secilit varg një rol të veçantë, një hapësirë për reflektim, një pikënisje për eksplorim.
Libri shkon përtej bukurisë së fjalës, duke u kthyer në një udhërrëfyes për ata që duan të eksplorojnë universin e jashtëm dhe atë të brendshëm. Duke lexuar “Uni-vers”, lexuesi ftohet të ndiejë një lidhje më të thellë me gjithësinë, të zbulojë përmasat e pafundme të shpirtit dhe të kuptojë se secili prej nesh është një grimcë e vogël, por e rëndësishme, në kozmos.
Hapësira poetike që krijon “Uni-vers” është si një qiell i mbushur me yje, ku çdo poezi është një yll që rrezaton dije, kuriozitet dhe dashuri për natyrën dhe universin…
Botuar për herë të parë më 13 nëntor 2024, nga shtëpia botuese Univers në Tiranë, Shqipëri.
Libri del për herë të parë në Panairin e Librit 2024, në Pallatin e Kongreseve, kati i dytë, djathtas tek stenda e Botime Univers.